Rrezohet platforma e Nanos, Rama ftese per pune vullnetare
Asambleja Kombetare e Partise Socialiste frenoi ne menyre perfundimtare cdo perpjekje te grupimit te mbeshtetesve te Nanos per te rrezuar lidershipin roze. Anetaresia e ketij forumi rrezoi ne unanimitet platformen e mirekuptimit te paraqitur gjate mbledhjes se djeshme nga deputeti socialist, Petro Koci. Kjo platforme arriti te marre vetem 6 vota pro, kundrejt 150 kunder. Menjehere pas leximit te kesaj platforme, kane reaguar ashper nje pjese e mire e anetaresise se ketij forumi, duke e cilesuar si shume te gabuar rrugen e zgjedhur per veprim nga grupimi