Afrimi i zgjedhjeve opozita shton presionin mbi mazhorancen
Afrimi i dates se zgjedhjeve vendore dhe pasiguria e vazhdueshme qe eshte hasur brenda PS-se ne lidhje me keto zgjedhje ka bere qe opozita e majte te rrise tensionin politik ne vend madje duke kercenuar me shtim te veprimeve opozitare ne qofte se nuk plotesohen kushtet e saj te bera publike dje nga kreu socialist Edi Rama. Keshtu kryesocialisti nepermjet nje konference per shtyp kerkoi plotesimin e tri kushteve te opozites per pjesemarrjen ne zgjedhje pasi perndryshe sipas tij opozita do te veproje dhe do te pershkallezoje veprimtarine e saj opozitare. Rama paraqiti para publikut tri kushte ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme vendore ku dy nga keto perbenin realisht pretendime te reja te socialisteve qe nuk ishin bere publike me pare nga selia roze kerkesen per nje aparature te posacme per verifikimin e kartave te identitetit dhe ate te transparences qe lidhet me hetimin e kutive pas procesit te votimit. PS-ja nuk ka kerkuar asgje te jashtezakonshme per te garantuar procesin zgjedhor. Ne kembengulim ne transparencen e listave zgjedhore sipas Kodit Zgjedhor. Kerkojme listat zgjedhore pas dates 8 mars ku qytetaret nuk mund te ndryshojne qendren e banimit pasi keto ndryshime jane te jashteligjshme dhe te nxitura nga pushteti. Po ashtu ne kerkojme edhe venien para komisionit te nje aparature per verifikimin e kartave te identitetit si dhe pika e trete mjaft e rendesishme eshte ajo e transparences se plote qe pas cdo procesi votimi kutite e votimit te kene mundesi te hetohen. Nese keto kushte nuk plotesohen atehere opozita do te shtoje veprimin e saj - tha Rama. Per kryesocialistin deri me tani asgje nuk ka ndryshuar per sa i perket plotesimit te standardeve te zgjedhjeve te ardhshme vendore dhe kjo sipas tij krijon nje rrezik te madh manipulimi. Fatkeqesisht sot thuajse 6 jave para zgjedhjeve te 8 majit nuk ka ndryshuar asgje dhe nuk na garanton asgje se ky proces zgjedhor do jete ndryshe nga ai i kaluari. Zgjedhjet e 8 majit jane ne rrezik dhe shqiptaret nuk duhet te rrezikojne te kene nje tjeter farse pa transparence qe do fundoste besimin te zgjedhja e lire - theksoi Rama. Kreu i selise roze nenvizoi ne fjalen e tij para mediave se plotesimi i kushteve te vena nga opozita eshte mjaft i rendesishem per zgjedhjet e ardhshme dhe po ashtu sipas tij te tilla kushte jane plotesisht te realizueshme. Keto jane kerkesa te drejta kushtetuese. Secila prej tyre eshte e realizueshme sot dhe gjithe diten per te mos lejuar falimentimin e zgjedhjeve te 8 majit - deklaroi Rama. Lideri socialist kerkoi me ngulm plotesimin e kushteve te kerkuara nga opozita pasi nese kjo nuk do te arrihet Rama kercenoi se do te kete nje reagim te forte te opozites kryesisht nje pershkallezim te veprimit politik. Ne do therrasim pa humbur kohe forumet me te larta te opozites per te bere hapat e duhur qe Shqiperia te kete zgjedhjet e duhura. Nese jo Saliu do marre pergjigjen e duhur ne kushtet kur nje regjim kusaresh per te bere ate qe nuk do ta lejojme kurre te manipuloje zgjedhjet shqiptare. E riperseris se e vetmja menyre qe zgjedhjet te mos mbyten ne llumin e manipulimeve eshte qendresa jone dhe kjo eshte e sigurt ne cdo hap. Nese lista nuk na jepet ne kohe sic e kemi kerkuar ne baze te ligjit ne do pershkallezojme veprimtarine tone perkunder ketij pushteti qe grabit Shqiperine dhe e vret se nuk eshte aty ku eshte me vota por me vjedhje - perfundoi kreu socialist.