PS dhunon minibashkite deputetet provokojne debate te ashpra

Opozita provokon destabilitet para zgjedhjeve. Tahiri kyc deren e minibashkise nr. 6 debaton me Abazin
Partia Socialiste rrit presionin dhe frymen konfliktuale ne vend para zgjedhjeve te ardhshme te 8 majit. Deputete te PS-se jane shperndare dje neper njesite bashkiake ne kryeqytet me arsyen per te kerkuar informacion ne lidhje me pretendimin e tyre se ne listat e zgjedhesve po behen manipulime. Ne dy njesi bashkiake te kryeqytetit perkatesisht ne ate nr. 3 dhe nr. 6 deputetet socialiste krijuan konflikte teper te ashpra. Keshtu ne njesine bashkiake nr. 3 ne Tirane kane qene deputetet socialiste Ilir Gjoni dhe Erion Brace te shoqeruar jashte godines nga disa simpatizante te kesaj force qe i kerkuan kryetarit te kesaj njesie bashkiake z. Ilir Kokona dikur ish-koleg socialist listat e zgjedhesve per te verifikuar ata qe jane shtuar pas 8 marsit qe eshte dhe afati i fundit i dorezimit te listave. Por kreu i njesise vendore u eshte pergjigjur deputeteve se ata nuk mund te njihen me dokumentacionin ne fjale jo vetem se kjo kerkese nuk ishte aspak zyrtare dhe e njoftuar me pare por kryesisht per arsyen se nje dokumentacion i tille perben nje te drejte te perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile. Po te kerkoj sa njerez jane shtuar ne regjistrin civil te njesise numer tre - iu drejtua ashper deputetit Brace zotit Kokona. Aq sa ka pasur nevoje per te ardhur. Nese keni ardhur si vagabonde ketu ju lutem dilni jashte si vagabond ketu mos te me vije asnje mua. Po dhunoni zyrat e shtetit - u shpreh kreu i njesise bashkiake Ilir Kokona. Perpos kesaj serish deputetet socialiste kerkuan listat e zgjedhesve dhe kjo krijoi nje ndezje te metejshme te debatit i cili per pak sa nuk perfundoi ne konfrontime fizike mes protagonisteve. Por pas ketij incidenti nje tjeter me i rende ndodhi ne njesine bashkiake nr. 6 ku deputeti socialist Saimir Tahiri pasi u njoftua nga punonjes te njesise bashkiake se kryetarja Luzhiana Abazi nuk ndodhej ne godine ne menyre krejt te pakuptueshme i vendosi drynin kesaj njesie bashkiake. Sipas deputetit socialist kryetarja Abazi nuk i ka dorezuar ende listat e zgjedhesve te zones. Po ashtu nje pjese tjeter e deputeteve ishin shperndare ne njesite bashkiake te kryeqytetit me te njejten arsye per listat ku perkatesisht Namik Dokle ishte ne njesine bashkiake nr. 11 ne Laprake Eduart Shalsi ne njesine bashkiake nr. 8 dhe Ledi Shamku ne njesine nr. 10. Te tilla veprime konfliktuale nga ana e deputeteve socialiste tregojne se situata ne seline roze ne afersi te zgjedhjeve lokale nuk eshte aspak e qete madje ajo paraqitet mjaft e tensionuar. Incidentet e dites se djeshme te nisura nga deputetet socialiste duket se duan te krijojne nje destabilitet ne vend para gares elektorale te 8 majit 2011. Por nje situate e tille e tensionuar nga ana e PS-se nuk paraqitet vetem ndaj kundershtareve politike por ajo eshte e pranishme edhe vete brenda forces me te madhe opozitare e krijuar kryesisht nga kundershtite qe vijne nga vete bazat e rretheve ndaj kreut socialist dhe deputeteve te afert te tij ne lidhje me menyren e perzgjedhjes se tyre. Keshtu sipas burimeve prane selise roze shume prej ketyre perfaqesuesve te bazave socialiste ne vend kane kerkuar qe perzgjedhja perfundimtare e kandidateve ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme vendore te mos behet ne baze te preferencave personale te shefit opozitar por sipas kritereve te percaktuara me pare.
Incidenti tek njesia nr. 6 procedohen dy persona
Pas incidentit te ndodhur ne njesine bashkiake nr. 6 ne kryeqytet ku deputeti i Partise Socialiste Saimir Tahiri i ka vene dje kycin deres se njesise bashkiake duke ngujuar brenda kryetaren Luzhiana Abazi kjo njesi bashkiake ka ngritur padi kunder autoreve. Nderkohe mesohet se policia ka proceduar penalisht kunder Krenar Cenollarit dhe Besim Kocaqit te cilet momentin e ngjarjes kane qene te shoqeruar nga deputeti Tahiri. Pas kesaj Partia Socialiste deklaron se arrestimet kane qene te qellimshme dhe se policia ka arrestuar kandidatin socialist per njesine bashkiake nr. 6 Krenar Cenollari si dhe nje aktivist te PS-se per te cilin mesohet te jete Besim Kocaqi. Rreth incidentit ne fjale mesohet se reagimi i anetareve te PS-se ka ndodhur pasi nuk eshte permbushur kerkesa e deputetit per paraqitjen e listes paraprake te dates 8 mars nga kjo minibashki. Pas ketij akti njesia bashkiake nr. 6 paditi deputetin Tahiri i cili shoqerohej edhe me dy te shoqeruarit e tjere. Nga ana e saj burime nga policia e kryeqytetit kane konfirmuar se procedimi ndaj dy personave ka ndodhur pas denoncimit te njesise bashkiake se nr. 6 pas incidentit te ndodhur paraditen e djeshme ne kete njesi sipas te dhenave paraprake ne njesine bashkiake nr. 6 mes deputetit Saimir Tahiri dhe kryetares se minibashkise Luzhiana Abazi qe i perket LSI. Pergjigjja e Lulzim Bashes per nje proteste teresisht paqesore te qytetareve te njesise bashkiake nr. 6 mbi manipulimin e listave zgjedhore ishte rrethimi me police i njesise bashkiake dhe pengimi i qytetareve per te vazhduar protesten si dhe shoqerimi i disa protestuesve ne rajonin nr. 6 - tha deputeti socialist Saimir Tahiri.