E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falen taksat dhe tatimet kategorite qe perfitojne

Falja per detyrimet e papaguara para dates 31 dhjetor 2010. Taksat Berisha fton opoziten te votoje ligjin

Te gjitha detyrimet e papaguara qe qytetaret kane ndaj shtetit para dates 31 dhjetor 2010 do te falen. Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje ne mbledhjen e qeverise se taksat dhe tatimet qe qytetaret kane te papaguara do te falen dhe po keshtu do te kete amnisti fiskale ku perfiton biznesi dhe qytetaret. Kryeministri Berisha tha se amnistia fiskale e parashikuar nga qeveria ne kuadrin e 20-vjetorit te rrezimit te diktatures komuniste eshte nje vendim plotesisht i moralshem i argumentuar dhe i drejte. Ai vuri ne dukje se eshte pikerisht biznesi qe ne perputhje me reformat e tij lufton varferine dhe siguron ecjen para te ekonomise se vendit. E pikerisht per nje arsye te tille sipas tij biznesi meriton te kete edhe lehtesira nga ana e qeverise. Keshilli i Ministrave mori ne shqyrtim dhe miratoi dje projektligjin lidhur me amnistine fiskale perfituesit kryesore te se ciles jane qytetaret shqiptare. Duke u ndalur ne kete projektligj Kryeministri Berisha u shpreh se qytetaret shqiptare do te kene mundesi te legalizojne te gjitha parate e tyre kudo qe i kane te vendosura kundrejt nje tarife prej 3 per qind te shumes. Gjithashtu ne ligjin e amnistise perftimet e qytetarit jane edhe ne pronat e paluajtshme. Ata do te kene mundesi te regjistrojne pronat e tyre duke paguar 1 per qind te vleres. Me kete amnisti - vijoi me tej Kryeministri Berisha - falen te gjitha taksat e tatimet e papaguara gjobat dhe interesat. Nga data 31 dhjetor 2010 e me pare cdo detyrim eshte i amnistuar - theksoi Kryeministri Berisha. Nje tjeter kategori qe prek amnistia eshte edhe biznesi i vogel i paregjistruar i cili regjistrohet dhe paguan tarifen 3 per qind. Falen sigurimet shoqerore per te punesuarit dhe te vetepunesuarit gjobat e vendosura para dates 31 dhjetor 2010 dhe paguan tarifen 3 per qind. Falen kompanite me bilance jo te pershtatshme. U jepet mundesia te bejne paraqitjen e plote te pasurive te tyre ne bilance kundrejt nje tarife 6 per qind. Pra behet nje amnisti e madhe. Krijohet mundesia e vetedeklarimeve te te gjitha pasurive per biznesin - u shpreh Kryeministri Berisha. Ne vijim kreu i qeverise perseriti seamnistia nuk perfshinpasurite qe jane subjekt hetimi ne perputhje me ligjin Antimafia pra me origjine nga krimi e trafiqet si dhe nuk falen pasurite e krijuara nga zyrtare apo ish-zyrtare qe jane te fshehura. Gjithashtu nje tjeter element i rendesishem eshte ruajtja e konfidencialitetit te plote te te amnistuarve dhe pasurive te amnistuara. Kryeministri Berisha u beri thirrje te gjithe perfituesve nga kjo amnisti qe te shfrytezojne harkun kohor deri me 31 dhjetor te vitit 2011 per te perfituar nga cdo lloj detyrimi qe amnistohet. Gjithashtu Kryeministri Berisha riperseriti edhe nje here thirrjen ndaj opozites per te votuar ligjin per amnistine si dhe ne rast se ka verejtje e sugjerime te amendoje kete ligj. Perndryshe theksoi Kryeministri do te detyrohemi te operojme me faljen e cila nuk ka spektrin e amnistise.

Falja e faturave te dritave perfitojne 270 mije familje

Nje tjeter projektligj i rendesishem i miratuar ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave ishte dhe ai Per faljen e detyrimeve te prapambetura te faturave te energjise elektrike ndaj shoqerise KESH sh.a Tirane nga debitoret familjare. Lidhur me kete projektligj Kryeministri Sali Berisha theksoi se pjesa e borxhit e mbetur ne shoqerine KESH sh.a nje shume prej 380 miliarde leke te vjetra apo rreth 400 milione dollare i perket konsumatoreve familjare dhe pothuajse 98 per qind e atyre qe i kane keto detyrime i perkasin shtresave ne nevoje. E verteta eshte qe detyrues per faturat e energjise jane 270 mije familje shqiptare. Keto jane familje ne ndihme ekonomike jane pensioniste pa burime te tjera te ardhurash pervec pensionit te tyre jane gra kryefamiljare jetime invalide - u shpreh Kryeministri. Energjia e papaguar nga qytetaret qeveria fal 380 miliarde leke borxhe te KESH-it. Borxhi qe qytetaret kane ndaj KESH-it do te falet. Behet fjale per energjine e paguar para viteve 2008 kohe kur sistemi i shperndarjes se energjise u privatizua nga nje kompania e huaj. Kryeministri Berisha ka komunikuar ne mbledhjen e sotme te qeverise edhe faljen e detyrimeve te energjise elektrike me nje sasi totale prej 380 miliarde leke vetem per konsumatoret familjare apo shtresave ne nevoje. E verteta eshte se ne borxh per keto fatura te papaguara jane me mijera familje shqiptare te perbere nga pensioniste gra kryefamiljare jetime etj. te cilet nuk munden ta shlyejne kete detyrim - tha ai duke saktesuar se nese borxhi total ndahet per secilen nga keto familje i bie qe secila prej tyre te kete nje detyrim te papaguar ndaj KESH-se prej 1407 dollaresh. Ky borxh sipas Berishes eshte grumbulluar ne kohen kur ndihma ekonomike ka qene me e ulet se sot dhe kur pensionet njihnin nivele me te uleta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›