E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrohet falimenti. Republikanet te ndare per borxhin.

Mosmarrëveshjet për rritjen e tavanit të borxhit në SHBA vazhdojnë. Një votim në dhomën e përfaqësuesve për një propozim kompromsi të udhëheqësit të shumicës republikane John Boehner u shty, pas divergjencave në kampin konservator

Boehner megjithë takimet e shumta individuale nuk arriti të bindë deputetët e lëvizjes ultrakonservatore Tea-Party, të heqin dorë nga bllokada e tyre. E për rrjedhojë  Boehner-it i  mungon shumica e nevojshme për  miratimin e paketës së tij.

Sikur të mos mjaftonte dhe Presidenti Barack Obama ka shpallur veton e tij për këtë plan. Në qoftë se demokratët dhe republikanët nuk bien dakord deri me 2 gusht, SHBA-të rrezikohen nga ilikuiditeti, me pasoja të paparashikueshme për ekonominë botërore.

Në këtë drejtim  kreu i ri i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagarde, paralajmëroi se  një ndër konsekuencat e para do të jetë zhvlerësimi i dollarit  çka do të ngrejë eventualisht  “dyshime” dhe në  lidhjë me statusin e dollarit si monedha  numur një në botë. Lagardë u bëri thirrje politikanëve të të dyja palëve “t’i kapërcejnë ndjeshmëritë politike, shqetësimet dhe doktrinat – të cilat janë krejtësisht të ligjshme – për hir të të gjithë vendit dhe për hir të ekonomisë globale”. Ajo paralajmëroi për pasoja dramatike në  rast se 2 gushti do të gdhihej pa një marrveshje bipartizane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›