Tensioni ne Veri. Serbet te shtena armesh ne ajer

Bashkimi Evropian gjithashtu rriti presionin për Kosovën dhe Serbinë që
të distancohen nga dhuna dhe të shënojnë progres në bisedimet
dypalëshe. Negociatorët serbë u takuan me Buhler në qytetin verior të
Zubin Potokut në një përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e
dhunës por u shprehën të pakënaqur me rezultatin e bisedimeve duke
shtuar se KFOR-i kishte tejkaluar kompetencat e mandatit të tij.
"Ne patëm bisedime të gjata, por për fat të keq nuk kemi arritur një
marrëveshje. Dështuam për shkak se komanda e KFOR-it nuk e kupton se
janë duke u përdorur nga Prishtina. Pra, ata janë të vendosur ende për
të garantuar siguri për praninë e Kosovës dhe punonjësit e doganave në
të dy vendkalimet kufitare. Për ne kjo është e papranueshme. Në asnjë
mënyrë KFOR-i nuk mund të ndihmojnë punonjësit e doganave, ata mund të
ndihmojë policinë, por jo punonjësit e doganave. Në mënyrë të qartë ata
janë angazhuar në aktivitete të cilat shkojnë përtej mandatit të tyre.
Çka tregon gjithashtu se disa pjesë të bashkësisë ndërkombëtare
mbështesin përpjekjet e autoriteteve të Kosovës për të ndryshuar
gjendjen në terren me dhunë." deklaroi Stefanovic.
Kryenegociatori serb u shpreh gjithashtu skeptik për vazhdimin e
bisedimeve ndonëse theksoi se Beogradi zyrtar, nuk do të heqë dorë nga
dialogu. Por nëse nuk arrihet marrëveshje dhe nëse situata në
'vendkalimet administrative' nuk kthehet në gjendjen e mëparshme,
dialogu sipas tij nuk do të sjellë ndonjë rezultat. Forcat paqeruajtëse
të udhëhequra nga NATO-ja, i deklaruan dy vendkalimet kufitare me
Serbinë në veri, zona të kufizuara ushtarake, ndërsa kanë paralajëmruar
se do të përdorin edhe armët e zjarrit në rast kërcënimi. Vendimi i
KFOR-it për deklarimin e dy vendkalimeve kufitare si zona të kufizuara
ushtarake pasoi djegien e vendkalimit kufitar në Jarinë nga grupe
serbësh, të cilët qëlluan me armë zjarri kundër trupave të NATO-s.
Delina BITRAKU
Azhornuar së fundi ( e premte , 29 korrik 2011 )