E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e blerjeve Chelsea synon Modric e Pastore

Trajneri i Chelsea Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se klubi anglez do të vazhdojë të jetë aktiv në merkato për të rinovuar dhe forcuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Me lojtarë si John Terry, Frank Lampard dhe Didier Drogba, të cilët e kanë kaluar moshën 30-vjeçare dhe me Michael Essin të dëmtuar dhe që do të qëndrojë për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës, blutë e Londrës janë të detyruar të vazhdojnë fushatën e blerjeve.

"Deri tani kemi synuar lojtarë të rinj në moshe dhe që garantojnë të ardhmen e skuadrës në nivele të larta. Do të vazhdojmë të kërkojmë futbollistë të rinj, të cilët do të forcojnë ekipin në sezonin e ardhshëm”, është shprehur Villas-Boas. Tekniku portugez nuk ka përmendur emra megjithë insistimin e mediave, por përshkrimet e trajnerit i përkasin dy prej lojtarëve më të kërkuar nga blutë e Londrës. Bëhet fjalë për mesfushorin e Totenham Luca Modric dhe atëv të Palermos, Javier Pastore.

Menaxherët e Chelsea po bëjnë të gjitha lëvizjet për të finalizuar transferimin e tyre, ndërsa Villas-Boas kërkon të kthejë në formën më të mirë Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll u transferua te Chelsea në muajin janar, por nuk arriti të ingranohej me blutë e Londrës. Me sezonin e ri, Villas-Boas beson se Torres do të kthehet sërish në një prej sulmuesëve më të mirë të botës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›