E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrojnë provimet me zgjedhje, nuk dihet ende data e Formularit A2

Maturantët që kërkojnë të ndjekin arsimin e lartë publik, në vitin akademik 2009-2010, duhet të presin ende për të plotësuar Formularin A2. Ministria e Arsimit nuk ka përcaktuar ende një datë se kur do të shpërndajë formularin, në të cilin maturantët do të rendisin preferencat për degën e arsimit të lartë. Ajo që bëhet e ditur, por që rezulton të jetë ende e pakonfirmuar, është se maturantët do të paguajnë më pak para se vitet e kaluara për të blerë Formularin A2. Kështu, nëse përgjatë historisë së zhvillimit të Maturës Shtetërore, maturantët kanë paguar 2.000 lekë për t'u pajisur me Formularin A2, këtë vit mendohet që ata të paguajnë 1.500 lekë. Afati i fundit kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të pajisë maturantët me Formularin A2 është data 9 korrik, një ditë përpara se ata të japin provimet me zgjedhje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›