Afron testimi i parë, nxënësit e sistemit parauniversitar japin provimet e gjithë lëndëve

Fundi i çdo 3 mujori shoqërohet me stres për nxënësit e arsimit parauniversitar, pasi gjatë kësaj periudhe, atyre u duhet të testojnë njohuritë të marra në të gjitha lëndët.
Mësuesja e matematikes në shkollën “Dëshmorët e Lirisë“ thotë se testet janë të një niveli mesatar vështirësie dhe se jo në gjitha rastet rezultatet e tyre përkojnë me nivelin e ecurisë së nxënësit.
Ndërsa në gjimnaz e sidomos në klasat e 12 testet hartohen me standartin e atyre të maturës shtetërore.
Modelet më të sukseshme të testeve për lëndën e gjuhë –letërsisë rezultojnë ato me pyetje të kombinuara.
Testet për periudhën e tre mujorit të parë janë ende duke u zhvilluar në të gjithë shkollat e vendit. Ato parshikohet të mbyllen deri nga data 20 dhjetor.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/