“Shkollat për shëndetin”- Sporti i tenisit rikthehet në Dibër pas një mungese të gjatë

Nxënësit e shkollës “Myslym Shehu” në Peshkopi prej disa muajsh po mësojnë të luajnë tenis. Sot ata u bënë pjesë e një kampionati të mbajtur në kryeqytet, në ambjentet e shoqatës Tenis Tirana, e cila e ka ndërmarrë nismën “Shkollat për Shëndetin”, që synon të nxisë jetesën e shëndetshme.
Në Dibër sporti i tenisit është ushtruar më shumë se 3 dekada më parë dhe përmes kësaj iniciative po rikthehet sërish.
Nisma “Shkollat për shëndetin” ka nisur 4 vite më parë dhe është shtrirë në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/