E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aftësia e kufizuar, Berisha: Mbështetje e plotë

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka garantuar mbështetjen e plotë të qeverisë që drejton ndaj personave me aftësi të kufizuar, duke këshilluar trajtimin me efikasitet të buxhetit që vihet në dispozicion. Gjatë një konference organizuar për këtë kategori personash, në prani edhe të ambasadorit të OSBE-së, Berisha ka pranuar vështirësitë me të cilët përballen ata, por ka përsëritur se qeveria është e angazhuar për ndihmë.

Garantoj personat me aftësi të kufiziar se ata kanë qenë dhe janë në vëmendjen të plotë të autoriteteve qeveritare dhe se qeveria është e vendosur të miratojë cdo ligj e të firmosë cdo konventë që krijon për ta kuadrin ligjor më solid në mbështetje të tyre- tha Berisha.  Ai pranoi se qeveria është e vetëdijshme se ata përballen me problematikën personale dhe vështirësi ekonomike, ndonëse buxheti për ta në periudhën 2007-2011 ka shënuar rritje të madhe. Për këtë, sipas Berishës së pari duhet bërë përdorimi me eficecë i fondeve, mbi bazën e vlerësohet me praktikat riaftësuese dhe integruese të tyre dhe së dyti Këshilli Kombëtar për këta persona duhet të ketë një rol thelbësor, jo vetëm të mbikqyrë, por të jetë avokat kryesor i zbatimit të legjislacionit dhe strategjisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›