E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor për Kuvendin,PD:I paligjshëm

TIRANË- Debate në mbledhjen e parë të komisioni hetimor për veprimtarinë e Kuvendit, ngritur me kërkesë të opozitës dhe miratuar nga parlamenti pak seanca më parë. Komisioni drejtohet nga deputeti Erjon Brace, i cili ka deklaruar në hapje të mbledhjes se komisioni synon të shohë punën e Kuvendit dhe të hetojë funksionimin e byrosë dhe të buxhetit.

Deputetet e maxhorances e kanë cilësuar komisionin të paligjshëm, pasi sipas tyre ai nuk ka një plan të qartë hetimi.

Mos paragjykoni mbledhjen e parë, ne nuk do të hetojmë emra të caktuar dhe nuk kemi qëllime personale- ka theksuar Brace.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali ka shprehur qe ne mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, para se kerkesa te shkonte ne Kuvend, se kërkesa e opozitës është antikushtetuese.

Kjo nismë jashtë kontekstit kushtetues nuk zhvillohet dot, sepse instrumenti garantues e ndalon një gjë të tillë, prandaj do ti bëja thirrje këtu në Konferencë, por edhe në Parlament, që të verifikohet me rreptësi konturi kushtetues në të cilin zhvillohet kjo nismë. Unë kam dilema të mëdha për konturin kushtetues- tha ai.

Anëtarët e komisionit

Erjon Braçe         (kryetar)
Ilir Beqja             PS
Saimir Tahiri        PS
Damian Gjiknuri        PS
Arben Isaraj         PS
Jemin Gjana        PD
Edmond Spaho        PD
Arenca Trashani         PD
Fatos Beja        PD
Edi Paloka        PD
Paulina Hoti        PD

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›