Agalliu: Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu deklaroi se Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin. Kjo deklaratë vjen pas publikimin e të dhënave nga Eurostat për të ardhurat për frymë. “Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë realitetin shqiptar. Edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme. E tillë do të vijojë të jetë renditja për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korruptuar”, tha Agalliu.