E Diel, 1 Nëntor 2026

Agani i rezervuar, por Skenderbeun e quan figurë kombëtare

Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani pjesë e së cilës është edhe deputeti Gëzim Kelmendit i cili këto ditë u përfol për shkak të deklaratës lidhur me heroin kombëtar Skenderbeun. Sipas Aganit, Kelemndit iu nxor nga konteksti fjalia në të cilën e quan Gjergj Kastriotin hero të katolikëve. Personalisht Skënderbeun e konsideron si figurë të unitetit kombëtar për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, shkruan express. Nëse Europa kërkon, sipas tij, duhet të korrigjohen edhe tekstet e historisë. Por, termin “pushtues” ia lë në dorë historianeve. Ndërsa nuk lëshohet në asnjë koment kur pyetet rreth ligjëratës së Hoxhë Irfan Salihut.

“Sipas informatave që unë i kam marrë nga deputeti, dhe ai i paska paraqit ato edhe publikisht në televizion, bëhet fjalë për nxjerrjen e një fjalie nga konteksti me qëllime të caktuara, të një deklarate të dhënë para dy-tre muajve, e nxjerrë tash për qëllime të caktuara sepse shumë tema po aktualizohen në momente të caktuara dhe mendoj se kur diskutohet për një deklaratë të një personi që është nxjerrë nga kontekstit, bie fjala e deputetit,deputeti ka integritetin e tij politik, përfaqësues dhe ai përgjigjet për atë që ka thënë”, ka thënë ai./Indeksonline
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›