Prizren, djeg shtëpinë për shkak të raporteve të këqija me të birin

Policia e Kosovës ka njoftuar se M. Çoçaj ka vu zjarrin në katin përdhes të shtëpisë së tij, ku banonin dali i tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50 minuta të mëngjesit në një shtëpi në Lagjen “Dardania” në Prizren ku ka shpërthyer një zjarr i cili ka shkrumbuar një shtëpi dykatëshe.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti i zjarrfikësve, Njësiti i KEK-ut dhe hetues policorë me krim teknikë.
“Sipas hetimeve fillestare që i ka kryer Policia e Prizrenit, thuhet se i dyshuar për zjarr vënie është vet pronari i shtëpisë M. Qoqaj i cili banonte i vetëm në katin e sipërm të shtëpisë, ndërsa djali i tij dhe anëtarët tjerë të familjes banonin në katin përdhes. Qëllimi i të dyshuarit me gjasë kishte qenë djegia e katit të parë por jo edhe e të dytit, mirëpo stuhia e zjarrit e ka kapluar tërë shtëpinë. Ekziston dyshim i bazuar se i dyshimti me vetëdije e ka iniciuar zjarrin për shkak të raporteve të këqija me të birin dhe anëtarët tjerë të familjes”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, transmeton PrizrenPress
Njoftohet se në momentin kritik, për fat familjarët nuk ndodheshin në shtëpi. Për rastin është konsultuar prokurori, i cili ka sugjeruar që rasti t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt, ndërsa i dyshuari është lënë i lirë./Indeksonline/