Agger opsioni i dytë nëse dështon Thiago Silva

Tito Vilanova po mundohet me çdo kusht që ta ketë në radhët e veta brazilianin, Thiago Silva,por transferimi i tij po duket i komplikuar. Sipas gazetës katalonase “Cadena Ser”, danezi që luan në radhët e Liverpoolit, Danni Agger,po shikohet si alternativa më e mirë për Vilanovan, nëse dështon Silva.
Agjenti i lojtarit, Per Steffensen, ka demantuar çdo kalim të mundshëm, duke deklaruar se Agger ka nënshkruar një kontratë të re me Liverpoolin, por nëse do ketë risi në këtë qështje ne do të rishikojmë çfarëdo mundësie.
Qendërmbrojtësi Danniel Agger, po kalon sezonin e tij të tetë te Liverpooli,mund të kërkojë të ndërrojë ambient por gjithashtu duhet të përballet me rriskun e një dështimi të mundshëm, duke pasur parasysh veçantitë dhe sistemin e lojës së Barcelonës./indeksonline/