E Diel, 1 Nëntor 2026

"Rikthehet" Beckham: Tani në NFL

Ish ylli anglez që pak ditë më parë i dha lamtumirën futbollit aktiv, ka gjasa t'i rikthehet prapë atij.Por tani jo më futbollit që njohim ne,por futbollit amerikan.

Siç raportohet sipas anglezez Mirror,David Beckham ka marrë një ofertë nga NFL(Liga Amerikane profesionale e futbollit amerikan).Pozita e Beckhamit do të jetë gjuajtës, duke e ditur për gjuajtjet e sakta që ai bën,dhe sipas mediave amerikane ai krahasohet me legjendën e rugbyt Jonny Wilkinson.

Se a do të rikthehet edhe një herë në futbollin aktiv, por tani si futbollist i një futbolli krejt të ndryshëm nga ai i ashtuquajturi europian mbetet të shihet./indeksonline/  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›