Agim Canaj, trajneri i ri i Flamurtarit

Agim Canaj u caktua trajneri i ri i Flamurtarit për sezonin 2006-2007, duke zgjidhur edhe enigmën e drejtuesit të pankinës të kampionit të Kategorisë së parë, të rikthyer në Superligë pas disa vitesh mungesë. Në garë për vendin e trajnerit ishin edhe Eqerem Memushi me Vasili Rucin, trajnerin që coi një kategori më lart kuqezinjtë vlonjatë.
Në stafin teknik do të bëjnë pjesë ndihmëstrajneri Eqrem Memushi, Luan Birce (trajner i portierëve) dhe Theodhori Rama (përgatitës atletik).
Tekniku Canaj, një ish-futbollist i njohur i Flamurtarit në sezonmin 1988-1989, sezonin e kaluar drejtoi në Superligë ekipet e Besës dhe të Skënderbeut. Gjatë karrierës së tij, Canaj ka drejtuar edhe ekipet e Dinamos, Lushnjës, Shkumbinit. Canaj ka qënë edhe një
Në listën paraprake të futbollistëve përfshihen Billa, Dine, Xhelili, Behari, Driza, Bedini, Sakaj, Nenaj, Bega, Kuqi, Guna, Guga, Rustemi, O.Beqiri, Strati, Hoxha, F.Licaj, F.Gjondeda, Plepi, Arifaj, Spaho, Paco, si dhe në pritje janë Bokatola dhe Abilaliaj.
Stërvitja e parë e Flamurtarit do të zhvillohet ditën e hënë, më 10 korrik 2006.