Qato, kampioni firmos me Hyldon Bullit Energy Drink

Boksieri durrsak, kampioni i botës në peshën super të mesme Kreshnik Qato, që ndeshet prej vitesh në ringun britanik, nënshkroi dje një kontratë njëvjecare me kompaninë "Hyldon Bullit Energy Drink" që do të mbështesë Qaton në të gjitha aktivitetet sportive si, në udhëtime, akomodim, ring etj. Qato nga ana e tij do në uniformën e tij kuqezi, përvec flamurit shqiptar do të këtë të stampuar edhe logon e kësaj kompanie. Qato falenderoi presidentin e kësaj kompanie, Ylli Ndroqi, si dhe ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për mbështetjen ndaj tij. Qato është kampion i botës për peshat super të mesme në boks. Ai posedon brezin e artë të International Boxing Council (IBC) dhe eshtë kampion në fuqi i Evropës Lindore në këtë version.
Qato, i nënti në Europë. Durrsaku 27-vjecar, që jeton në Uembli, ka zhviluar në total 16 ndeshje zyrtare në peshën lehtë (Light Heavyëeight) dhe ka arritur të fitojë 10 takime, 2 prej të cilave me "nok aut", ndërkohë që ka regjistruar 6 humbje. Qato renditet në vend të nëntë në Europë dhe në të 19-in në botë. Ndeshjen e fundit, të zhvilluar më 2 prill 2006, në "York Hall" kundër Laurent Goury, boksieri ynë e fitoi me pikë. Qato ka fituar pesë ndeshjet e fundit.