E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Çeku rivali i mundshëm për Pacollin

PRISHTINË- Ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës Agim Çeku mund të jetë presidenti i ardhshëm i Republikës së Kosovës.

Agjencia e lajmeve KosovaOnline bën me dije se kandidatura e Çekut për president ka mbështetje edhe brenda koalicionit qeveritar, ndërkohë që një mbështetje të madhe gëzon edhe nga shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith.

Burimet në fjalë bëjë të ditur se deputetët e PDK-së do ta mbështesnin Çekun për president, ndërsa deputetët e Koalicionit Kosova e Re, një gjë të tillë do ta bënin vetëm me pajtimin e Pacollit. Ndërkaq, pro kandidaturës së Çekut janë edhe një pjesë e AAK-së.

Kjo është një nga skenarët e mundshëm do të pasonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nëse në të presidenti Behxhet Pacolli ndërse Kuvendi i Kosovës e konsideron atë pjesë të shkeljes së Kushtetutës, që për pasojë do të kishte tërheqjen e tij nga posti i kreut të shtetit.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese sot bëri publike vendimin e saj në të cilin ka konstatuar se gjatë seancës së 22 shkurtit 2011, ka pasur shkelje të Kushtetutës gjatë votimit të Behxhet Pacollit si president i Kosovës.

(e.m/Kosovaonline/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›