E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli do të rikandidojë përpresident

PRISHTINË- Behxhet Pacolli do të jetë sërisht kandidat, pasi me vendim të Gjykatës Kushtetuese ai nuk e ka shkelur aktin themelor të shteti kosovar.

Vendimi është bërë i ditur pasditen e sotme nga këshilltari i parë i Pacollit , Ibrahim Gashi.

Ndërkohë që Gashi ka bërë me dije për mediat kosovare se Pacolli është i gatshëm ta respektojë aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se nuk ka asnjë koment më shumë në lidhje më këtë vendim.

“Presidenti Pacolli ka ndërprerë të gjitha aktivitet dhe presim vendimin e Kuvendit për largim nga presidenca”,- ka theksuar Gashi

Duke konsideruar se çështja e Pacollit do të kthehet në pikën zero, Gashi ka thënë se Behxhet Pacolli do të jetë përsëri kandidat, pasi ai nuk e ka shkelur Kushtetutën, sipas vendimit që Gjykata Kushtetuese dha sot.

Gjatë ditës së sotme në godin e Kuvendit të Kosovës janë takuar presidenti Pacolli dhe kryeministri Hashim Thaçi. Takimin e ka konfirmuar këshilltari Gashi, duke mos dhënë detaje për cështjet e diskutuara në këtë takim.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›