E Hënë, 2 Nëntor 2026

Agim Deda dëshmon për 21 Janarin, SPAK pritet të thërrasë edhe ish pjesëtarë të gardës

Sot në SPAK është paraqitur Agim Deda, vëllai i Hekuran Deda, i cili u vra më 21 janar 2011 në protestën e opozitës para Kryeministrisë.

Ai dëshmoi për një orë dhe, pasi doli nga Prokuroria, nuk pranoi të fliste për mediat. Një ditë më parë në SPAK dëshmoi vëllai tjetër i tij, Zabit Deda.

Vrasja e Hekuran Deda është ende e pa zbardhur, ashtu si ajo e Aleks Nikës.

SPAK regjistroi hetim për “21 Janarin” në muajin korrik të vitit të kaluar, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe verdiktit të Gjykatës së Strasburgut që i cilësoi vrasjet si krim shtetëror. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›