E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agim Sulaj vlerësohet për origjinalitetin satirik

çmimi Artisti shqiptar nderohet me çmimin ndërkombëtar “Gabriele Galantara”

Piktori dhe karikaturisti shqiptar, Agim Sulaj, vlerësohet sot me çmimin ndërkombëtar “Gabriele Galantara”, i cili i jepet çdo vit atij artisti, aktori, gazetari, shkrimtari apo karikaturisti që ka ditur të manifestojë kreativitetin e tij personal dhe origjinal satirik. Për këtë arsye, karikaturisti shqiptar, i cili prej vitesh jeton e punon në Itali nderohet sot me këtë çmim të rëndësishëm i cili mban emrin e Gabriele Galantara-s, mjeshtër i padiskutueshëm i gazetarisë satirike dhe i karikaturës europiane. Qëllimi i këtij çmimi të rëndësishëm është të kthehet në një rast mjaft stimulues i takimit me filozofinë dhe forcën komunikuese të satirës dhe me vlerat e saj të thella artistike, etike e intelektuale. Ceremonia e dhënies së këtij çmimi për artistin nga Shqipëria do të mbahet në Macerata, Basilica e Montelupones. Veç karikaturistit shqiptar, Agim Sulaj, i cili do të vlerësohet me çmimin ndërkombëtar, “Gabriele Galantara”, të tjerë artistë do të vlerësohen me këtë çmim, por me motive të ndryshme. Artisti italian, Alberto Fremura, do të vlerësohet me çmimin e karrierës, Ernesto Bassignano me çmimin e komunikacionit, Francesca Fornario me çmimin e gazetarisë, Stefano Massini me çmimin e teatrit dhe me çmimin special do të vlerësohet Manuela Morganti.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›