Agim Veliu asfalton rrugët e fshatit të tij

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugës në lagjen Zejnullahu në fshatin Bradash, prej nga vjen edhe ai.
Në bashkëbisedim me banorët e lagjes, kryetari Veliu tha se, investimet në ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve vazhdojnë të jenë prioritet në projektet e Ekzekutivit të Komunës së Podujevës.
“Në investimet kapitale edhe sivjet i kemi dhënë prioritet ndërtimit të rrugëve, kanalizimit dhe projekteve të tjera, të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve në komunën tonë”, tha kryetari Veliu./Indeksonline/