E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin 36 të burgosur islamikë

36 të burgosur islamikë kanë vdekur në Egjipt, gjatë një përpjekje për të ikur në kohën kur ata po transferoheshin jashtë kryeqytetit Kajro. Ministria e Brendshme ka dhënë informata kontradiktore për shkaqet e vdekjes. Fillimisht është thënë se ata u vranë nga të shtënat me armë zjarri gjatë një sulmi nga persona të paidentifikuar, të cilët po përpiqeshin të lironin të burgosurit. Por, më vonë Ministria njoftoi se ata vdiqën nga asfiksimi, pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës me qëllim që të lirojë një oficer policor, i cili ishte marrë peng nga të burgosurit.

Organizata islamike Vëllazëria Myslimane e ka përshkruar incidentin si “vrasje me gjakftohtësi”.

Ndërkohë kreu i forcave të armatosua ka thënë se në Egjipt ka vend për të gjithë, duke përfshirë edhe mbështetësit e presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi, por ai ka shtuar se do të ketë zero tolerancë ndaj trazirave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›