Agim Çeku, zyrtarisht anëtar i PDK
26-01-2013 / Gazeta 55
Anëtari më i ri i PDK-së do ta mbajë postin e Ministrit të FSK-së
Ish kryeministri i Kosovës, Agim Çeku i bashkohet zyrtarisht Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i PDK-së dhe njëherësh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tregoi pse ish kreu i PSD-së, Çeku duhet të jetë në strukturat e partisë. “E ky burrë me gjithë këto cilësi, sipas Hashim Thaçit, vendin e ka në PDK”.
Numër i madh zyrtarësh të PDK-së erdhën ta përcjellin këtë ngjarje, që për ta u konsideruar e suksesshme.
Prania e tyre bëri që Ceku t’i heq dilemat që mund t’i ketë pasur deri tashti. Por është edhe një arsye qe e bëri ministrin e FSK-së, ta marr këtë vendim. Anëtari i më i ri i PDK-së tha se edhe me tej do ta mbajë pozitën e Ministrit të FSK-së.