TAP në forumin ekonomik të Davos. Ministrat e Greqisë, Italisë e Zvicrës konfirmojnë interesin për projektin
Në Forumin Ekonomik të Davosit qeveritë konfirmojnë rëndësinë strategjike të gazsjellësit Trans Adriatik Pipeline. Ministrat e lartë të Greqisë, Italisë dhe Zvicrës kanë konfirmuar interesin e vendeve të tyre për projektin. Të pranishëm kanë qenë edhe administratorët e aksionerëve të TAP, SOCAR, E. ON Ruhrgas dhe Axpo.
“Diskutuam përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë TAP në muajt e fundit, duke përfshirë marrëveshjen me qeverinë shqiptare në 18 janar”, shprehet drejtori i TAP, Tungland.
Klaus Schäfer i Ruhrgas, thotë se mbështetja e vendeve pritëse e ka vënë TAP tani në një pozitë të fortë për të fituar ofertën në qershor 2013. Presidenti i Socar, Rovnag Abdulayev vlerëson Qeveritë pritëse të tre vendeve për angazhimin maksimal të tyre për të bërë TAP një realitet.