Vlorë, përplasen dy furgona, plagosen 16 pasagjerë
VLORE - Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur kryqëzimi "Kapelja” në qytetin e Vlorës. Një furgon pasagjerësh është përplasur me një furgon mallrash dhe për pasojë kanë mbetur 16 persona të plagosur, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës.
Sipas të dhënave spitalore mësohet se 3 pasagjerë të plagosur kanë hyrë në sallën e kirurgjisë për ndërhyrje mjekësore, ndërsa 6 pasagjerë janë me fraktura. Sipas mjekëve pasagjerët e tjerë të palgosur kanë marrë plagë të lehta.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, që çoi në plagosjen e 16 personave.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)