E Diel, 1 Nëntor 2026

Agimi i Artë, akte antishqiptare në Himarë në 3 vjetorin e vdekjes së Aristotel Gumës

agimi i arteTre vjetori i vdekjes së Aristotel Gumës, himariotit që u përplas nga një makinë, është shënuar me tension në Himarë.

Vdekja e tij vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Siç raporton News24, eksponentë të partisë naziste greke Agimi i Artë kanë tentuar që të kryejnë rite brenda kishës në Himarë, por prifti është larguar.

Më pas eksponentët e Agimit të Artë kanë shkuar në varrezat e fshatit dhe aty, pasi kanë shpalosur flamurin e Vorio- Epirit dhe Agimit të Artë, kanë lexuar një deklaratë antishqiptare.

Ekstremistët e Agimit të Artë madje kanë sulmuar edhe reporterët shqiptarë, që tentuan të filmojnë.

Policia nuk ka ndërhyrë./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›