Gjirokastër, ndalohen 49 klandestinë
Policia e Gjirokastrës ndaloi sot 49 klandestinë nga Siria, Eritrea dhe Pakistani. Fillimisht, gjatë orëve të paradites, policia ndaloi 5 femra dhe 9 meshkuj në zonën e Ujit të Ftohtë, në sajë të një operacioni që drejtohej nga shefi kundër trafiqeve në Gjirokastër, Vojo Peçi.
Mësohet së klandestinët shoqëroheshin nga 2 persona nga Fieri, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.
Ndërkohë rreth mesditës, policia e Gjirokastrës ndaloi 35 klandestinë të tjerë, mes të cilëve 6 femra, të cilët u kapën teksa tentonin të lëviznin drejt Jergucatit.
Klandestinët e ndaluar pjesa më e madhe e të cilëve nga Siria, kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.
Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.