Tiranë, treni përplas një makinë të rruga Jordan Misja, 1 i plagosur
Një automjet është përplasur mesditën e sotme me një tren pranë kryqëzimit në rrugën Jordan Misja në Tiranë.
Mësohet se automjeti tip Volksëagen me targa të Laçit u përplas teksa po kalonte mbi shina. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin ka qënë pakujdesia e drejtuesit të automjetit i cili nuk e ka vënë re trenin që po afrohej.
Kryqëzimi tek rruga Jordan Misja është bërë shpesh herë burim aksidentesh pasi është i pambrojtur me trarë dhe rruga e automjeteve është hapur nga banorët e zonës përreth.