E Diel, 1 Nëntor 2026

Agimi mode e re per kinemane e vjeter

Hapet nje salle kinemaje ne Tirane e dyta 3D. Nga nje rrenoje ne nje zone mjaft te rrahur Agimi eshte sot nje ambient i kohes komod dhe intim. Kurse nostalgjikeve te lagjes biletat iu duken shtrenjte


Kam qysh ne nentedhjeten qe nuk shoh me kinema. Nuk ka me kinema. Filmin e ka mbytur komercialiteti. Tani ose ka filma me vampire ose me njerez qe fluturojne ne ajer. Ky eshte konstatimi prej te zhgenjyeri nga kinemaja e sotme qe na jep Pellumb Hoxha nje burre rreth te gjashtedhjetave i cili jeton ne rrugen e Pallateve Agimi.
Pellumbit nuk iu durua pa i thene keto fjale para salles akull te re dhe bashkekohore te kinemase Agimi qe u inaugurua dje per shikuesit e pare me dy prodhime te fundit te alt Disney Pictures Tron Legacy dhe Tangeled.


Per banoret e kesaj lagjeje qe e kane pare per me shume se nje dekade ne gjendje te mjerueshme hapja e Agimit eshte ngjarje. Megjithate hezitojne te hyjne brenda rrine e kundrojne nga jashte ose shkojne deri afer banakut te popcorn-it dhe nuk vendosin te blejne nje bilete. Dike nuk e bind titulli i filmit nje tjetri bileta i duket e shtrenjte.
Spartak Mersini qe shoqeronte Pellumbin per te psonisur dje ne mesdite nuk e ngroh fare kjo kinemaja me fjalen e fundit te teknologjise dixhitale. Dhe te mendosh qe i ka ardhur ne dere te shtepise.


Jo se nuk ka nder mend te shohe prape filma aty edhe pse eshte i bindur qe nuk do te gjeje as ata te dikurshmit dhe as ato emocione si dikur nga Doni i qete Djemte e Rruges Pal Lufta dhe Paqja te shfaqur ne Agimin e viteve 60 kur njihej nga te gjithe si kinemaja e sovjetikeve.
Mori kete emer ngaqe ne lagjen perreth jetonin familje sovjetike qe kontribuonin per ndertimin e socializmit te nje vendi mik i Kampit te Kuq. Ketu jane dhene edhe filma nga mjeshter te neorealizmit italian ata qe per shijet e Pellumbit ishin art per te qene madje te me te denjet e neorealizmit.


Myrtenov Bejto 56 vjec nuk i ka mundesite te shkoje si dikur te Agimi kur
shihte dhe rishihte per qejf filmin egjiptian Zonja e panjohur.
Te jesh pa pune dhe te paguash 7000 leke Pyet dhe i kthen vete xhevap vetes Myrtenovi Me jeten qe po bejme neve...
Mbushet me fryme e thith edhe njehere fort cigaren qe eshte drejt fundit. Ketu mbyllet monologu i tij.
Altin Prifti drejtuesi i rrjetit Imperial pjese e te cilit eshte tani edhe Agimi
njofton qe here pas here komunitetit do ti behen edhe sherbime oferte.
Investimi i kryer per rizgjimin e Kinema Agimit kerkon edhe nje mirekuptim te politikave tona te cmimeve. Per ta kthyer ne gjendjen e sotme na eshte dashur te bejme perpjekje sfiduese per kohen dhe mundesite tona te financimit pohon Altini.
mimi i biletes eshte 700 leke per filmin ne format dixhital dhe 500 leke per filmin film 35 mm.


Vec programit te filmit te huaj premierave te koheve te fundit ne Agimin e ri mendohet te shfaqen edhe prodhime shqiptare te prezantuara si Dite te Filmit Nostalgjik Shqiptar. Keto programacione krijohen enkas per te rikthyer nostalgjiket moshat e mesme dhe te thyera ne kete kinema. Dhe formati i shfaqjes se filmave do te jete 35 mm. Edhe pse mendohet te shfaqen hera-heres filma shqiptare programi kryesor perbehet nga premiera boterore per te cilat Prifti premton qe kinemaja e re do ti shfaqe ne njejten kohe me sallat e kinemave evropiane.


Salla jone e re ka 116 vende. Pak me shume hapesire se dy sallat e shfaqjes se filmave ne Sheraton. Kur hyn aty te ngjan se po futesh ne nje ambient familjar nga ndjesia qe krijon dera e jashtme e blinduar korridori i ngushte i shtruar me tapet te kuq. Pasi hap dy dyer dhe ke ngjitur dy pale shkalle shfaqet salla 116 vendeshe. 1/3 e salles e zene 13 rreshtat me kolltuke te rehatshem te kuq pjesen tjeter nje radhe e gjate me shkalle. Ne mes ndodhen kolonat e dikurshme te betonit.


Kompania gjermane Cine-Projekt qe ka pasur ne dore planin e rikonstruksionit te kinemase i ka qendruar besnike infrastruktures se vjeter. Jane ruajtur dekoracionet e ndryshme ne mure dhe jane varur llambadare te rinj te kohes.
Filmat projektohen ne ekranin e argjenduar Silver Screen te firmes NEC ne sistemin 3D Master Image. Sistemi akustik eshte Nova dhe JBL. Prifti siguron se izolimi akustik eshte perfekt dhe asnje zhurme nga jashte nuk hyn brenda dhe cfare ndodh ne salle nuk degjohet jashte. Ky aspekt ka shume rendesi per nje kinema si Agimi e cila rrethohet nga banesa ne te gjitha anet dhe perballe i kalon nje segment i Unazes.
Ne gjithe hapesiren e rikonstruktuar i eshte bere vend edhe nje kendi per me teper clodhje. Ndryshe nga hapesirat e ngjashme te rrjetit Imperial ky i fundit ka me shume atmosfere kinemaje.


Jo vetem Popcorn dhe Coca-Cola. Sapo hyn ne korridor dhe ngjit shkallet e katit te dyte te dalin para fotografite e yjeve te kinemase boterore. Jane aty Al Pacino e Nicole Kidman Marilyn Monroe e Tom Hanks Elvis Presley dhe Leonardo DiCaprio Liv Tyler dhe Jon Travolta apo Richard Gere. Fotografite e tyre dekorojne ambientin e barit Agimi.
Rikonstruksioni i projektuar nga kompania gjermane Cine-Project u zbatua nga Harmonia 2 kompani shqiptare. Supervizor per ruajtjen e vlerave arkitekturore ka qene arkitekti i ri Andi Korita.
Agimi vazhdon te mbetet ne pronesi te shtetit perkohesisht i eshte dhene ne administrim drejtuesit te rrjetit Imperial.


fare
Kinema Agimi eshte e dyta kinema dixhitale ne Tirane. Per here te pare nje film ne 3D u shfaq ne Kristal kinemane qe ndodhet brenda qendres tregtare me te njejtin emer. Filmat e pare ishin Avatar i James Cameron-it dhe Shrek 4 i Mike Mitchell. Ndryshe nga kinemaja Kristal sistemi tridimensional i transmetimit te Agimi eshte me i perparuar. Ekrani Silverscreen i firmes NEC garanton cilesi me te mire dhe efektet 3D jane me te dukshme per shikuesin. Kuptohet asgje nuk mund te shijohet pa syzet Master Image.


Kur sa
Ne kinema Agimi oraret e shfaqjes se filmave te vendosur te konfirmuar deri me tani jane 10.30 13.00 15.30 18.00 dhe 20.30.
mimi i biletave per kinemane 3D ne oraret e paradites deri ora 18.00 kushton 500 leke. Ora 20.30 bileta shkon ne 700 leke.
Per filmat qe shfaqen ne formatin standard bileta kushton 500 leke.
Kinemaja ka 116 vende.

Opera
Shfaqja e fundit e Vejushes gazmore
E vetmja salle e madhe teatri ne kryeqytet kete te diel mbrema ora 19.00 eshte Teatri i Operes dhe Baletit. Ne tri ore mund te ndiqni lojen zbavitese te nje ekipi te ri artistesh. Teater muzike dhe kercim ne historine e Vejushes gazmore ku te perfshire ne nje zinxhir intrigash nje mori enderrimtaresh jane ne pritje te dashurise se madhe.
Opereta ne tri akte me muzike te Franz Lehar ka sonte shfaqjen e fundit. Regjisori Christian Papke eshte munduar ti sjelle kengetaret ne formen e tyre me te mire aktoriale. Nje spektakel ne duart e Dorina Selimajt Ardita Menit Erlind Zeraliut Emiljana Palushajt Klodian Kacanit Julian Gjolldeshit Armando Likajt Denis Skures Gilmond Miftarit Roel Llupos Ivana Hoxhes Lindita Koles etj..
Skenografia qe nderron rrenjesisht ne te tri aktet eshte realizuar nga Alois Galle per koreografine ka punuar Rovena Shqevi dirigjent kori Dritan Lumshi. Orkestra Simfonike e Teatrit te Operes dhe Baletit drejtohet si rralle here nga nje artiste femer pianistja Deniola Kuraja.


Nderkaq eshte ne pergatitje Mbremja Gala per 30 dhjetor. Me kete mbremje mbyllen gjithe aktivitet qe Opera ka mbajtur kete vit. shte nje ballo tradicionale pjeserisht koncert ku solistet interpretojne fragmente nga operat ne shoqerine e Orkestres Simfonike e cila drejtohet nga drejtori i TOB-it Zhani Ciko.
Grand ballo ne Opera ka lindur si nje imtim i Koncertit te Vjenes ne prag te nderrimit te viteve. Ne Ballon e Tiranes publiku ndjek artistet qe vallezojne valse te Shtrausit.
Me 30 dhjetor ora 2000 bileta 1000 500 leke prenotimi tel 2227471 dhe 2224753.


Onufri i shtatembedhjete
Galeria Kombetare e Arteve ofron Ekspoziten e Artit Pamor Onufri 2010. Ka vetem dy dite qe eshte hapur dhe interesi i publikut duket i larte. shte edicioni i 17-te dhe e gjithe hapesira e salles se madhe i kushtohet 27 artisteve shqiptare nga Shqiperia dhe Kosova Gazmend Leka Andi Hila Edmond Gjikopulli Yllka
Gjollesha Gjergji Shoshi Ledia Konstandini Heldi Pema Endri Dani Gentian Gjikopulli Matilda Odobashi Genti Korini Alketa Ramaj Oriana Kamberi Artan Dracini Sidi Kanani Nikolin Bujari Rrezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Drtiton Selmani Sara apaliku Anon Nje Njeri Violana Murataj Enkelejd Zonja Greta Dhaskali Lami Ilirjan Shima dhe Entela Kasemi.
Video fotografi skulpture instilacion pikture perfomance prezantohen per here te pare nen konceptin e Une jam ARTI-st te kuratores Suzana Varvarica Kuka.
Ekspozita eshte e hapur deri me 3 shkurt 2011.


Depp-Jolie ne Millenium
Nisi nga dje ne Kinema Millenium shfaqja e Turistit filmi i regjisorit Florian Henckel von Donnersmarck me protagoniste aktoret Johnny Depp Angelina Jolie dhe Paul Bettany. Franku Johnny Depp eshte nje turist amerikan qe ka zbritur ne Itali per te sheruar zemren dhe shpirtin e lenduar. Njihet me Elizen Angelina Jolie gruaja qe e trondit edhe me shume gjendjen e tij sepse takimi me kete grua misterioze e perfshin ne nje histori mes Parisit dhe Venecias qe i ngjan lojes se maces me miun.
Transmetimi ne oren 1230 1500 1800 2030 2300.


Komedia e dashurise ne Imperial
Komedia romantike Going the Distance rrefen historine e Erinit Dree Barrymore dhe Garretit Justin Long te dashuruar marrezisht. Ajo niset per studime ne San Francisco ai qendron ne Nju Jork per te punuar ne industrine e muzikes. Menyra per ta mbajtur gjalle dashurine jane interneti dhe udhetimet e shpeshta tek njeri-tjetri. Por ne castin kur duket se cifti do te ribashkohet secili provon nje shtytje larg nga njeri-tjetri. Transmetimi ne oren 1030-1215 1300-1445 1800-1940


Edhe nje perpjekje per ciftin e Fo-se
Teatri i Metropolit me kembengulje i ka mbajtur aktive skenat edhe per kete sezon. Shfaqjet rrine gjate ne skene deri ne perfundimin e dialogut te vepres teatrale me spektatorin e fundit.
Sonte ora 20.00 eshte shfaqja e fundit per prodhimin e komedise ifti i
shqyer i dramaturgut italian Dario Fo. Deri ku shtyhen kufijte e nje marredhenie ne cift Ku eshte pragu i shkaterrimit dhe a ka shans qe dy njerez te lodhur te cilet megjithate nuk duan te jetojne larg njeri-tjetrit ta rikthejne ne jete lidhjen e tyre Julia Sinani dhe Armela Demaj e kane vene ne skene Dario Fo-ne me aktoret Klodjana Keco dhe Ledion Zoi ky i fundit sapo u vleresua Aktori me i mire joprotagonist ne Festivalin Teatror te te Rinjve edicioni VI per interpretimin ne nje veper te Haqif Mulliqit.


Teatri i Kukullave shfaq Princeshat dhe dragoi
Teatri Kombetar per Femije vazhdon te shfaqe dhe sot Princeshat dhe dragoi. Sokol Myzeqari Shegushe Bebeti Leonard Daliu Florinda Mazreku Jorida Meta Manjola Merlika iu tregojne femijeve historine e 4 princeshave krejt te ndryshme njera eshte tekanjoze tjetra qaramane e treta e qeshur dhe shume e bukur dhe e katerta shume e zgjuar. Por i bashkon dragoi i cili shfaqet me deshiren per tu martuar me njeren prej tyre. Dragoi duhet te zgjedhe.
Shfaqjet ne oren 1030 dhe 1130.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›