E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr per disa blete fermeri plagos fqinjet qellon policine

Dede Prozhmi u konfliktua me fqinjet pasi pretendonte se bletet e tyre merrnin ushqim prane baneses se tij

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet dhe dorezoi per gjykim dosjen ne ngarkim te te pandehurit Dede Prozhmi i akuzuar per tentative vrasjeje ndaj dy bashkefshatareve te tij pas nje konflikti per kosheret e bleteve si dhe vrasjen e mbetur ne tentative ndaj policeve qe u nisen ta arrestonin. Nepermjet shortit elektronik eshte caktuar trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredini per gjykimin e ceshtjes. Sipas kerkeses per gjykim te perpiluar nga prokurori Behar Dibra i pandehuri Dede Prozhmi nga fshati Kir Komuna Pult e rrethit te Shkodres pasditen e 21 shtatorit 2010 ka tentuar te vrase dy bashkefshatare te zones F.Lari dhe P.Deda. Ngjarja ndodhi pas kerkeses se te pandehurit Prozhmi ndaj dy te demtuarve qe te largonin kosheret me blete te vendosura 50 metra larg baneses se tij.


Kjo me pretendimin se bletet po kullosnin ne pronen e tij qe ndodhej aty prane. Rreth ores 1900 te mbremjes se 21 shtatorit 2010 ne vendin e quajtur lagjja Marknonaj te fshatit Kir ne komunen Pult ne Shkoder i pandehuri Dede Prozhmi nga oborri i baneses se tij ne nje distance rreth 50 metra me nje arme automatike hapi zjarr ne drejtim te dy fqinjeve te tij. Fatmiresisht nga te shtenat nuk pati te demtuar pasi erresira nuk i ka krijuar fushe pamje te pandehurit Prozhmi-thuhet ne kerkesen per gjykim.
Dy te demtuarve nje dite para ngjarjes autori iu kishte kerkuar ti largonin kosheret pasi bletet e tyre kullosnin token e familjes se te pandehurit qe ndodhej 100 metra larg. Te shtenat ne drejtim te Larit dhe Dedes vazhduan per disa minuta edhe pse ata i kerkonin Prozhmit te mos qellonte. Gjithashtu sipas kerkeses per gjykim i pandehuri Prozhmi pervec se kishte qelluar ne drejtim te dy te demtuarve Lari dhe Deda ai me bresheri automatiku i kishte shpuar edhe gomat e makines me te cilen dy persona kishin shkuar per tu kujdesur per zgjojet e bleteve.


Per ngjarjen e ndodhur Lari dhe Deda njoftuan sallen operative te policise. Per shkak te largesise se madhe te vendit te ngjarjes me Shkodren forcat e policise udhetuan gjate nates per te mberritur ne lagjen Marknonaj te fshatit Kir. Forcat e Policise mberriten atje ne mengjesin e dates 22 rreth ores 0500. Sapo kane mesuar banesen e te pandehurit Prozhmi policia e rrethoi ate duke i bere thirrje te dorezohet. Thirrjeve per tu dorezuar i pandehuri Prozhmi iu eshte pergjigj disa here duke qelluar me arme ne drejtim te policise. Me pas me nje automatik ne dore doli nga dera e hyrjes dhe tentoi te largohet nga pas shtepise. Pas disa metrash ai u arrestua-thuhet ne kerkesen per gjykim te perpiluar nga prokurori Dibra.


Policia gjeti arsenal armesh ne banesen e Prozhmit
Efektivet e policise pas arrestimit te te pandehurit Dede Prozhmi ushtruan nje kontroll te imtesishem ne banesen e tij ku gjeten dhe sekuestruan nje fitil zjarr percjelles me gjatesi 5 meter tre pako e gjysme ngjyre si te verdhe te ngjashme me ate te tritolit 11 fisheke model 56 dhe 4 kapsolla ngjyre alumini.


11 deshmitare kunder Prozhmit
Per te provuar akuzat ndaj te pandehurit prokurori i ceshtje ka renditur emrat dhe adresat e 11 deshmitareve te akuzes si dhe deklarimin e vete te pandehurit Dede Prozhmi i cili e ka pranuar faktin penal per te cilin eshte arrestuar.


Akuza Vrasje ne rrethana cilesuese
Dede Prozhmi i lindur me 1975 ne fshatin Kir Komuna Pult te rrethit Shkoder hetuar me mase sigurimi arrest ne burg i akuzuar per kryerjen e veprave penale te vrasje ne rrethana te tjera cilesuese ndaj policit mbetur ne tentative vrasje ne rrethana cilesuese kunder dy ose me shume personave mbetur ne tentative dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe te municionit luftarak

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›