Agjencia e Akreditimit, sot zgjidhet kryetari i ri
Anëtarët e rinj të këshillit do të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjedhin kreun e ri të agjencisë së akreditimit. Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e cila mat cilësinë e universiteteve private në vend
TIRANE-Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë, e cila mat cilësinë e universiteteve private në vend dhe jep "ok-in" edhe për programet e reja, Masterat dhe doktoraturën është riformatuar. Me urdhër nr 602, datë 24.12.2008, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit të Akreditimit. ata janë Emil Lamani, Ilir Bozgo, Bardhyl Musai, Shyqyri Llaci, Vladimir Nika, Gëzim Hadaj, Anila Hado si dhe për herë të parë anëtarë do të jetë edhe përfaqësuesi i qeverisë studentore, Qamil Dika. Anëtarët e rinj të këshillit do të mblidhen gjatë ditës së sotme dhe do të zgjedhin kreun e ri të agjencisë së akreditimit. APAAL është përgje-gjëse për procesin e vlerësimit të jashtëm të programeve dhe Institucioneve Publike dhe Private të Arsimit të Lartë në Shqipëri, si përpara hapjes/licensimit të tyre ashtu dhe atyre egzistuese apo në proces. APAAL kryen gjithashtu analiza dhe vlerësime sistemike dhe krahasuese institucionale dhe/ose programeve në AL.
(d.b/BalkanWeb)