E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle blic në gjithë njësitë e mbushjes së gazit

Kontrollet kanë si qëllim evidentimin e zbatimit të rregullave teknike nga ana e tyre, si dhe pajisjen e tyre me autorizim nga bashkia. Inspektoriati Qendror Teknik ben te ditur se një pjesë e këtyre pikave të mbushjes së gazit janë pa autorizim 

TIRANË- Inpektoriati Qendror Teknik po vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e vendit në njësitë e mbushjes e gazit. Kontrollet kanë si qëllim evidentimin e zbatimit të rregullave teknike nga ana e tyre, si dhe pajisjen e tyre me autorizim nga bashkia.
"Ne po ushtrojmë kontrolle vazhdimisht në njësitë e tregtimit të mbushjes së gazit të lëngshëm në të gjithë vendin, në mënyrë që të evidentojmë aktivitetin e pikave që nuk zbatojnë rregullat teknike", tha sot kryetari i Inspektoriatit Qendror Teknik, Ilir Kurti.
Sipas tij, një pjesë e këtyre pikave të mbushjes së gazit janë pa autorizim dhe ne ia kemi përcjellë shqetësimin tonë pushtetit vendor, i cili ka për detyrë pajisjen e tyre me dokumentacionin përkatës.
"Gjatë vitit 2008 IQT ka çuar 7 subjekte të mbushjes së gazit që ndodhen në Tiranë për ndjekje penale, si dhe ka bllokuar 16 autogaze", nënvizoi Kurti.
Ai shtoi se, gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë 2008 rezultoi se rreth 47 njësi të mbushjes së gazit në të gjithë vendin nuk ishin të pajisura me autorizimin përkatës nga bashkia.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›