E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjencia e Trajtimit të Pronave nismë të re për qytetarët, asistencë të drejtpërdrejtë për dosjet

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Në kuadër të angazhimit për rritjen e transparencës institucionale, përmirësimin e komunikimit me qytetarët dhe ofrimin e një shërbimi sa më cilësor, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka ndërmarrë një nismë të re ndaj qytetarëve.

Nisma “Ditët e Hapura”, synon të krijojë një hapësirë të dedikuar ku qytetarët mund të marrin informacion të drejtpërdrejtë mbi ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të tyre, të sqarojnë procedurat administrative dhe të marrin asistencën e nevojshme nga specialistët e ATP-së

Në kuadër të kësaj nisme, ATP njofton se pritja e qytetarëve do të zhvillohet çdo të mërkurë, ora 09:00–12:00 pranë Drejtorisë së Kompensimit si dhe çdo të enjte, ora 09:00–12:00 pranë Drejtorisë së Trajtimit të Kërkesave për Njohje Pronësie.

Përmes nismës “Ditët e Hapura”, Agjencia e Trajtimit të Pronave synon të forcojë bashkëpunimin me qytetarët, të rrisë aksesin në informacion dhe të garantojë një komunikim më të hapur, transparent dhe efikas në trajtimin e çështjeve që lidhen me pronën.

Agjencia fton të gjithë qytetarët e interesuar të paraqiten pranë ambienteve të institucionit, në ditët dhe oraret e përcaktuara, për të përfituar nga ky shërbim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›