Agjentët serbë operojnë nëpër Maqedoni
Për praninë e agjentëve serb, kryesisht nga ata që kishin vepruar gjatë regjimit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviç janë alarmuar edhe përfaqësuesit të disa ambasadave perëndimore në Shkup. “Prania e tyre është tejet me një mision të caktuar që ka për qëllim vetëm destabilizimin. Kjo konsiston edhe me disa deklarata që vijnë nga kuluare zyrtare të Beogradit për të krijuar një situatë destabilizuese dhe për të goditur imazhin e shqiptarëve”, ka theksuar një diplomat perëndimor ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, duke apeluar që kjo çështje të ngrihet edhe në nivel të politikave.
Në mision zyrtar në Maqedoni është edhe ish-zëvendësshefi i shërbimit sekret serb BIA, Milorad Bradanoviç, në cilësinë e një zyrtari për çështje sigurie në ambasadën serbe në Shkup. Ai është një nga figurat më të afërta me klanin e njerëzve të ish-kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviç, të cilët operacionalizuan aktivitete të ndryshme në luftën në Kosovë.
Derisa Bradanoviç kryen misionin e tij në Shkup, ai në Beograd nga gjykatat akuzohet për krim të organizuar, i dyshuar për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe veprime të tjera kriminale dhe të dhunës në Kosovë, sepse gjatë kësaj periudhe ai ishte në krye të detyrës së shërbimit sekret BIA në Serbi.
Deklarata ndërlidhet me lansimin e lajmeve të ndryshme nga media të Beogradit, ku si qëllim është krijimi i një klime destabilizimi në Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës. Në të njëjtën vijë ishte edhe deklarata e fundit e presidentit serb Boris Tadiç, i cili ka nënvizuar se “ekstremistët shqiptarë tentojnë të destabilizojnë Maqedoninë”.
Deri tani nuk është ngritur asnjë nismë për të shqyrtuar këto elemente destruktive që janë të pranishme në Maqedoni dhe që paraqesin rrezik për vendin. /INA/