Dell i premton Krasniqit bashkëpunim të fuqishëm
Duke i uruar mirëseardhje ambasadorit Dell, Krasniqi vuri në dukje se edhe me paraardhësen e tij, Tina Kaidano2 ka pasur vazhdimisht një bashkëpunim dhe mbështetje për të gjitha proceset në Kosovë.
Në këtë frymë kryeparlamentari Krasniqi shprehu edhe falënderimet e tij ndaj shtetit amerikan dhe popullit të tij për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë dhe po i japin Kosovës.
Në vijim Krasniqi bëri një ekspoze për punën e Parlamentit të Kosovës, në periudhën që nga pavarësia e deri tash, duke theksuar disa nga rezultatet më të rëndësishme siç janë: aprovimi i Kushtetutës së Kosovës,aprovimi e zbatimi i ligjeve, sidomos të atyre që dalin nga Pakoja e Ahtisarit, e të cilat kanë të bëjnë me avancimin e pozitës së komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera, ruajtjen e trashëgimisë kulturore etj.
Ambasadori Dell ndërkaq, siç thuhet në komunikatën e Kuvendit, ka siguruar Krasniqin se edhe në të ardhmen Kuvendi i Kosovës do të ketë mbështetjen e tij, për një bashkëpunimi të fuqishëm e të hapur.
Ky bashkëpunim, siç tha Dell, do të përqendrohet sidomos në pesë objektiva: Forcimi i institucioneve të Kosovës, Kosova të jetë atdhe i gjithë qytetarëve të saj, fuqizimi i bazës ekonomike, ndërtimi i pushtetit ligjor, si dhe integrimi i Kosovës në mekanizmat euroatlantike . /Telegrafi/