E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjentët amerikanë me BlackBerry 10

Agjentët sekretë amerikanë tashmë do të përdorin telefona celularë të markës “BlackBerry” pasi ata kanë një sistem më të sigurt për shkëmbimin e informacioneve të rezervuara mes spiunëve.

Vendimi i agjencisë federale amerikane vjen në një moment të vështirë. Më 2 qershor, kompania kanadeze raportoi një rënie të mëtejshme fitimesh.

Nëse sistemet Android, IOS dhe Windows Phone nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, RIM ka pasur gjithmonë sigurinë një nga pikat e saj të forta.

Në modelin BlackBerry 10, në kartën e memories, sipër të dhënave të fshira do të mbishkruhen të dhëna të reja, në mënyrë që të mëparshmet të eleminohen përfundimisht. /albeu.com/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›