Lewandowski mund të shitet

Borussia Dortmund nuk përjashton më mundësinë e shitjes së sulmuesit Robert Lewandowski në fund të këtij stinori, ka njoftuar drejtori ekzekutiv, Aki Watzke për Spiegel Online.
Lewandowski, 24 vjeç, ka kontratë me Dortmundin deri në verën e vitit 2014, dhe së fundmi ka zgjuar interesim nga skuadra të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin, Juventusin, Bayern Munichun, Manchester Unitedin dhe Manchester Cityn.
Bisedimet rreth vazhdimit të kontratës së tij në Dortmund kanë filluar kohë më parë por palët ende nuk kanë arritur marrëveshjen. Megjithatë, kampioni i Bundesligës ka pranuar se ylli polak mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.
“Nëse Robert nuk e vazhdon kontratën, atëherë ne do të vendosim për hapat e mëtutjeshëm. Çdo mundësi është e hapur”, deklaroi Watzke.