E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triler londinez

Arsenal ka vazhduar pa fitore në muajin nëntor pasi që ka ndarë pikët me Fulhamin në derbin londinez këtë të shtunë. Rezultati ishte 3-3

Arsenal e filloj mirë këtë takim duke kaluar në epërsi me dy gola nga Giroud në minutën e 11 dhe Podolskit në minutën e 22-të.

Mirëpo mbrojtja fluide e Arsenalit bëri që Fulham të kthehet në lojë që në pjesën e parë.

Bebatov zvogëloi epërsinë në 2—1 në minutën e 29 ndërkaq për 2-2 shënoj Kacaniklic në minutën e 40.

Derbi u nxeh edhe më shumë pasi që në minutën e 67 Berbatov shënoi nga penalltia për Fulham për rezultat 3-2, por dy minuta më vonë barazoi përsëri Giroud.

Arteta pati mundësi që të fitoj takimi por nuk arriti që të shënoj nga penalltia e cila u akordua në minutat shtesë.

Pas barazimit Arsenal vazhdoj të sulmoj portën por pa suskes ndërkaq edhe Fulham u tregua se është skuadër e fortë pasi që disa herë u tregua e rrezikshme për portën e Arsenalit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›