E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjenti 007:Ka ardhur koha për një Xhejms Bond me ngjyrë

 

Aktori i njohur britanik, Daniel Kreg i cili luan rolin e Xhejms Bond ka uruar presidentin e sapozgjedhur amerikan Barak Obama, duke shtuar se ka ardhur koha për “agjentin e ri 007” me ngjyrë”, shkruan Sky Njuz. Kreg këtë e deklaroi edhe gjatë konferencës me gazetarët në Romë në kuadër të promovimit të një filmi të ri.

“Pas fitores së Obamës mendoj se ka ardhur koha për një agjent 007 me ngjyrë. Mendoj se ky rol do ti përgjigjej një aktori me ngjyrë sepse personazhi i krijuar i Bondit nga autori Ijan Fleming ka pasuar shumë ndryshime”, deklaroi Kreg.
Ai ka deklaruar se është një adhurues i madh i Obamës dhe se sipas tij idetë e presidentit të ri amerikan janë shumë autentike.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›