E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti: Cana nuk bën për Lacion

Prokurori që është edhe agjent i Edison Kavanit, deklaron se nuk do të shkonte kurrë në Stamboll për të marrë një lojtar si Loriku

Klaudio Angeluçi, agjenti i lojtarit më të mirë të Napolit në këtë sezon, Edinson Kavanit, ka kritikuar hapur politikën e Lacios për transferime të lojtarëve, duke thënë se po tenton të marrë lojtarë pa perspektivë si Lorik Cana i Galatasarajit. Sipas tij, nuk ia vlen që as edhe një zyrtar të shkojë deri në Stamboll për të parë Canën. Angeluçi i dha këto komente për uebfaqen e njohur për transferime të lojtarëve "tuttomercatoëeb.com". I pyetur se çfarë mendon për Lorik Canën, yllin e kombëtares së Shqipërisë, që luan me gjigantin turk Galatasaraji, Angeluçi nuk përdori "doreza" fare: "Mua personalisht ky lojtar nuk më pëlqen, si ai ka sa të duash edhe në Serie B. Është një mesfushor që nuk ka ndonjë teknikë të jashtëzakonshme. Është si Valter Gargano (mesfushor i Napolit) por ka një fizik më të mirë. Për mendimin tim, nëse duhet të afrosh lojtarë që luajnë në role të veçanta si ai i mesfushorit defensiv, më mirë të tentohen futbollistë që të japin diçka më shumë se të tjerët. Lacio duhet të ndryshojë politikë që të bëjë atë hapin cilësor që i mungon. Unë këtë futbollist nuk do të shkoja deri në Stamboll për ta marrë", tha Angeluçi. Në të vërtetë, Angeluçi është një tifoz i shpallur i Lacios. Skuadra e Tares ka kohë që e kërkon Canën, ndërkohë që ditëve të fundit interesim ka treguar edhe Milani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›