E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana-Dinamo, finalja e Kupës

SHKRUAN: Jeton Selimi 07-04-2011 13:17

Tirana dhe Dinamo do të ndeshen për herë të pestë në një finale të Kupës së Shqipërisë pasi dje arritën të eliminonin Besën dhe Vllazninë. Sfidat emociounese janë zhvilluar në Kavajë e Tiranë, ku katër ekiipet gjysmëfinaliste kanë bërë çmos për të zënë një vend në finalen e madhe të 8 majit.

Bardheblutë janë finalistët e parë të ditës së djeshme, pasi ka arritur të mundë me rezultatin e përgjithshëm (2-1) Besën. Vendimtare sfida e kryeqytetit, ku autogoli i Mancakut u dha fitoren 24 herë kampionëve. Në stadiumin “Besa” është zhvilluar një ndeshje e emocionuese dhe mjaft e luftuar, ku të zotët e shtëpisë kanë pasur fjalën e parë. Besa e nis vrullshëm takimin dhe e ndjen se mund të përmbysë shifrat. Minutat bëhen vërtet ngjethëse dhe Markos Dos Santos, braziliani i Besës, shënon një gol kryevepër në minutën e 23-të duke çuar peshë mijërat e tifozëve që kishin mbushur shkallët e stadiumit. Tirana ndjen rrezikun e eliminit, ndërsa Besa atë të kualifikimit dhe mëson akoma më fort në kuadratin e Ilion Likës. Por fati nuk do të jetë me Dos Santosin tetë minuta pas golit, kur topi i goditur prej tij do të stampohet në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Tirana nis të fitojë terren ngadalë. Besa kërkon të gjejë golin e sigurisë, por ajo që do të shënojë do të jetë formacioni kryeqytetas. Bekim Bala gjen rrugën e rrjetës në minutën e 71-të dhe shënon golin që i kualifikon kryqytetasit për herë të 21-të në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Dinamo bën aq sa i duhej. Shënon një gol dhe eliminon Vllazninë pas një ndeshjeje të fortë të luajtur në “Qemal Stafa”. Kuqeblutë vinin në Tiranë me rezultatin 2-1, por të vetëdijshëm se pësimi i një goli të vetëm do t’i nxirrte jashtë luftës për trofeun e lakmuar. Dhe ndodhi ajo që shkodranët nuk dëshironin. Një gol i serbit Mllade Brkiç vulosi krejt 180 minutat dhe kualifikoi Dinamon, por Vllaznia ka përse të qahet. Sidomos pas shpërdorimeve fatale të Sukajt e Vajushit, të cilëve Josa u kishte besuar fanellën e titullarit. Dinamo, ndryshe nga parashikimet, hedh në fushë dy sulmues, Martinenën dhe Brkiç. Do të jetë pikërisht kjo dyshe sulmuese që do të prodhojë golin e parë me asistin e argjentinasit në drejtim të serbit si dhe një mori rastesh të tjera. Megjithatë, blutë shënojnë aq sa u nevojitej dhe kuqeblutë pësojnë aq sa nuk duhej. Dinamo, kualifikohet kështu për herë të 19-të në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Kupa e Shqipërisë

Gjysmëfinalet

Besa – Tirana 1-1 (0-1)

Dinamo – Vllaznia 1-0 (1-2)

Finalja, 8 maj

Tirana – Dinamo

Finalja e pestë Tirana-Dinamo

Tirana e Dinamo do të ndeshen për herë të pestë mes tyre për trofeun e Kupës së Shqipërisë. Katër të parat janë ndarë në mënyrë të barabartë, nga dy për çdo skuadër. Për herë të fundit, Tirana e Dinamo janë ndeshur në vitin 2002, kur Tirana fitoi me rezultatin minimal 1-0. Kjo finale do të prishë edhe barazpeshën mes dy ekipeve, që e kanë fituar këtë kompeticion nga 13 herë. Rekordin e mban Partizani që ka triumfuar 15 herë në Kupë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›