E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agjenti: Shumë klube interesohen për Maincon, jo vetëm Reali


Antonio Caliendo, agjenti i mbrojtësit të Interit, Maicon, thotë se Real Madridi nuk është i vetmi klub që dëshiron ta angazhojë klientin e tij.

Braziliani është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë të krahut të djathtë nën fanellën e Interit dhe është bërë objektiv i klubeve më mëdha evropiane.

Së fundi ai lidhet fuqimisht me një kalim në Real Madrid, por agjenti i lojtarit thotë se është herët të flitet për të ardhmen e Maicon dhe shton se Reali nuk është i vetmi klub që interesohet për të.

"Këto janë vetëm spekulimet, por nuk është fshehtësi se ai është duke u përcjellë nga Reali dhe ne nuk jemi të befasuar nga kjo. Megjithatë, një numër i madh klubesh janë të interesuara për Maicon, por tash nuk është koha për ta shqetësuar lojtarin, pasi Interi po lufton në tre fronte", ka thënë Caliendo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›