E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kategoria e Parë, Luftëtari-Skrapari 4-3

www.albania-sport.com - Minutat e fundit në takimin Luftëtari-Skrapari u shndërruan në një dramë të vërtetë në stadiumin “Gjirokastra”, me Skraparin që kryesonte deri në minutën e 91-të 3-2, por që me bilbilin e fundit të gjyqtarit Enea Jorgji pa si fitues 4-3 gjirokastritët. Hasa shënoi për Skraparin në minutën e 4-të, por Okshtuni barazoi për Luftëtarin dy minuta më pas, në të 6’. Edhe një herë tjetër ishte sërish Hasa, i cili me golin e tij në minutën e 12-të i dha avantazhin skrapalinjve të Edmond Dalipit. Xhixha në minutën e 27-të vendosi ekuilibrat 2-2. Në pjesën e dytë ishte sërish Skrapari që me anë të Bratës udhëhoqi për herë të tretë Skraparin në minutën e 68-të. Kur të gjithë besonin se fitues në Gjirokastër do të dilte Skrapari, Bistri në minutën e 91-të dhe Zhargalliu në të 92’ sigluan fitoren e papritur të Luftëtarit pa pretendime në atë takim.

Luftëtari-Skrapari 4-3
6’ Okshtuni, Xhixha 27’, 91’ Bistri, 92’ Zharkalliu / 4’ Hasa, 12’ Hasa, 68’ Brata


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 03 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›