Boboshtice historiani Xhufi Ka dore edhe kisha shqiptare

SKANDALI/ Gjate se shtunes ish-numri dy i diplomacise shqiptare reagoi per dhunimin e varreve ne Boboshtice duke kerkuar edhe reagimin e shtetit. Ai tha se edhe ne Athinen e lashte nje veprim i tille ishte nje krim qe ndeshkohej rende
KOR - Historiani i njohur shqiptar Pellumb Xhufi reagon per skandalin e Boboshtices teksa ben pergjegjes shtetin shqiptar qe nuk reagon kur dhunohen te vdekurit nje veper e rende penale e denuar nga ligji shqiptar por qe denohej edhe ne Athinen e Lashte.
Pas ngjarjeve te diteve te fundit Xhufi ka udhetuar drejt juglindjes per tu ndalur gjate se shtunes ne Boboshtice ku ka pare nga afer memorialin per ushtaret greke por dhe eshte takuar me banore te ketij fshati te njohur. Skandali i dhunimit te varreve 200-vjecare te Boboshtices ne Korce po merr permasa te medha nga dita ne dite. Edhe pse komuna Drenove pjese administrative e te ciles eshte fshati ne fjale deklaroi se ndertimi eshte i paligjshem dhe se nuk kishte dijeni per autoret ky institucion nuk ka marre asnje mase konkrete per shembjen e ndertimit qe nxori ne siperfaqe eshtrat e te vdekurve.
Historiani Pellumb Xhufi e cileson si skandal e madje dhe veper te rende kriminale dhunimin e varrezes. Kjo histori sipas ish-numrit dy te diplomacise shqiptare eshte e njejte me Kosinen ne Permet dhe me te kane lidhje si autoritetet greke ashtu edhe ato te kishes ne Shqiperi. Ai akuzon shtetin shqiptar se ka lene te pambrojtura me ligj keto vende pas nje marreveshjeje te fshehte me shtetin grek. Kjo qe ka ndodhur se fundmi ne Boboshtice eshte nje tentative e deshperuar per ti dhene identitet te paqene vijes imagjinare te Vorio-Epirit. Historia eshte shume me e komplikuar nga sa shfaqet pasi ne te kane nderhyre dhe kleriket e kishes ne Shqiperi por dhe heshtja e shtetit tone eshte per tu pare.
Dua te theksoj se ka nje shkelje te Kodit Penal te Republikes se Shqiperise per perdhosjen e varreve. Ky eshte nje krim shume i rende qe duhet ndeshkuar me ligj krim qe ndeshkohej po rende qe ne kohen e Athines se lashte ligj qe greket e njohin shume mire dhe nuk duhet ta anashkalojne kur behet fjale per eshtrat e shqiptareve- ka theksuar gjate te shtunes historiani Pellub Xhufi nga Boboshtica vetem 6 kilometra larg Korces.
Xhufi i ka bere thirrje prokurorise te nderhyje me urgjence per te zbardhur deri ne fund kete ngjarje te rende kriminale qe per habine e te gjitheve ka mbetur pa autor. Madje dhe vete komuna Drenove ne reagimin e saj ben te ditur se ndonese denon aktin e percudnimit te varreve te te vdekurve nuk ka marre asnje vendim per prishjen e ketij objekti pa leje qe eshte ngritur ne rrethana krejt te paqarta nga persona te panjohur ndonese ne mes te dites ne nje fshat te banuar me njerez.
Ne Boboshtice disa jave me pare eshte ndertuar nje memorial per ushtaret greke te rene ne luften italo-greke ne vitin 1940. Ndonese ne kete fshat ka rene realisht nje ushtar grek eshtrat e te cilit nuk ndodhen me ne kete varreze te vjeter gati dy shekullore eshte ndertuar memorali qe ka demtuar te pakten 50 varre duke nxjerre eshtrat ne siperfaqe. Albana akshiri
Konsulli grek Korca u clirua me 1940-n
Vetem dy dite me pare me rastin e 70-vjetorit te clirimit te Greqise nga pushtuesit fashiste nje pritje u organizua edhe nga konsulli grek ne Korce Theodhor Ikonomu. Gjate fjales se tij te shkurter ne prani te dhjetera te ftuarve ai nuk ngurroi te theksonte Jam shume i gezuar per kete feste te rendesishme ne jubileun e saj te 70-te. Gjithashtu jemi te gezuar edhe per clirimin e Korces me 21 nentor 1940. Pavaresisht se ne kete pritje ndodheshin drejtues te larte te qarkut te Korces askush nuk reagoi per ti bere te ditur konsullit grek se Korca nuk eshte pjese e Greqise.