E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet kerkesa per kredi nga biznesi i vogel dhe i mesem

31/10/2010Vrojtimi i BSH-se

Banka e Shqiperise konstaton se jane rritur kerkesat per kredi nga biznesi i vogel dhe ai i mesem ne vrojtimin e fundit te aktivitetit kreditues qe i perket tremujorit te dyte te ketij viti. Sipas ketij vrojtimi bizneset e vogla dhe te mesme po marrin kredi kryesisht per te kryer investime. Kerkesa e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme per te marre kredi eshte rritur ndersa kerkesa e korporatave eshte ulur disi ne tremujorin e dyte 2010 krahasuar me tremujorin e kaluar. Faktori me kontributin kryesor ne nxitjen e kerkeses per kredi vijon te mbetet edhe per kete tremujor nevoja per financimin e kapitalit qarkullues. Gjithashtu kerkesa per kredi gjate tremujorit te dyte te ketij viti eshte nxitur edhe nga nevoja e financimit te investimeve- thuhet ne vrojtimin e BSH-se. Sektori i biznesit perfitoi 84.6 per qind te kredise se re per gjashtemujorin e pare te 2010 nga 79.1 per qind ne te njejten periudhe te 2009. Rreth 90 per qind e sipermarrjes private ne vendin tone perbehet nga ndermarrjet e vogla dhe te mesme te njohura edhe si SME. Sipas Bankes se Shqiperise aktualisht investimet private shfaqin pergjithesisht sinjale pozitive. Por jane ende te paqendrueshme sepse ende ka nje shfrytezim me te ulet te kapaciteteve nga ana e firmave per shkak te renies se kerkeses reale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›