Agjenti i SHISH është vrarë në mënyrë makabre. Fëmija i humbur ka lidhje me hetimin e tij

Isa Çopa
Agjenti i Shërbimit Informativ Shtetëror, Isa Çopa, i gjetur i vdekur më 24 tetor 2011 në Durrës, është vrarë në mënyrë makabre.
Kështu thuhet në një raport të përgatitur nga ekspertët mjeko- ligjorë të Gjermanisë.
Sipas Shekullit, Çopës, baba i një djali, i është prerë gjuha dhe më pas është goditur me sende të forta në kokë. Makinës ku gjendej trupi i tij i është vënë flaka.
Por ajo që e bën më të komplikuar situatën është se vdekjen e tij po e hetonte nëndrejtori i SHISH për antiterrorin, Skënder Çela, të cilit i ka humbur djali 10 vjeçar prej disa ditësh.
Skema komplikohet kur mendon se mediat kanë raportuar se Isa Çopa po hetonte për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë.