Policia arreston 5 ish-të përndjekurit e grevës së urisë
Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm pesë ish-të përndjekur, mes të cilëve edhe Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku, pjesëmarrës dhe organizatorë në grevën e urisë.
Ata janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e arrestimit të tyre.
Kjo është hera e disatë që ata shoqërohen në polici, ndërsa disa prej tyre kanë deklaruar se mbahen në survejim dhe vëzhgim nga strukturat e shtetit për çdo gjë që bëjnë.
